Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës.
Nga burime të sigurta se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.
Është konfirmuar viktima e dytë e aksidentit tragjik. Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, banor i Korroticës së Epërme të Drenasit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në këtë ngjarje.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve.
Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.
Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës,të dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës.
Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore./Sinjali

