back to top
February, 18, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKy është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Prizren, ndalohet për...

Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Prizren, ndalohet për 48 orë 

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi sot në shkollën e fshatit Shirok në Prizren, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari që u arrestua dyshohet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Mësohet se personi që u prangos për këtë rast është H.Gj, rreth 39-vjeçar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

“Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit” – njoftoi Policia. /Sinjali/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit