Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura – një “Peugeot” dhe një “Opel Corsa”.
Viktima e këtij aksidenti është A.K, e kljo u konfirmua nga faqja e fshatit “Treboviq”.
“Tashmë e konfirmuar, ky është i riu Arber Kelmendi qe ndërroj jetë pas aksidentit të rëndë qe ndodhi sot në Nabërgjan.
Ngushëllime familjes Kelmendi dhe gjithë fshatit Lutogllavë !”, thuhet në njoftim.