back to top
March, 15, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKy është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006...

Ky është personi që dyshohet se e grisi Kuranin, në vitin 2006 e kishte vrarë babain e tij

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Idyshuari për këtë vepër është: Ismet Popaj.

I njëjti, sipas informacioneve ai e kishte vrarë babain e tij në vitin 2006.

Se Popaj ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”.

I dyshuari sot është arrestuar për grisjen e Kuranit dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Sinjali

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit