back to top
July, 31, 2025
spot_img
BallinaLajmeKy është personi i dyshuar për “zjarrvënie” në Mitrovicë, nëse e shihni...

Ky është personi i dyshuar për “zjarrvënie” në Mitrovicë, nëse e shihni lajmërojeni Policinë

- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”. Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, nëse kanë ndonjë informacion që lidhet me identitetin apo vendndodhjen e personit të kërkuar, të lajmërojnë menjëherë autoritetet.

Informacionet mund të raportohen përmes:

  • Stacioneve më të afërta policore
  • Numrit emergjent 192
  • Numrit të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Jugu: +383 (0)28 532 366
  • Aplikacionit “Lajmëro Policinë”
  • Email: info@kosovopolice.com
- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -