Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Prishtinë, ku dy persona kanë tëntuar ta sulmojnë fizikisht një person tjetër, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Motivet që çuan deri te kjo ngjarje nuk dihen akoma, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të konfirmuara, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.
Njëri nga të dyshuarit në lidhje me këtë rast është O.R.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku edhe është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga organet e rendit./ Sinjali/