Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se do të ketë hyrje të reja, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar, shkruan GazetaDemos
Sonte thuhet se do të futen disa banorë të rinj, e në mesin e tyre edhe ish-konkurrenti i “Përputhën”, Eduard Kuqi.
GazetaDemos mëson se ish-konkurrenti do të bëhet pjesë e këtij spektakli.
Veç kësaj, në BBVK 3 u përfol se do të hyjë edhe Anisa Veseli.
Shtëpia ka nevojë për prurje të reja pas përjashtimit të dy aktorëve, Rezartit dhe Besfort Dakës.
Se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim, mbetet për t’u parë.