Raportohet sot për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Miftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.
Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.
Sinjali mëson se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari.
Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.
Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.
Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.