back to top
March, 15, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKy është hajni i arrestuar për rreth 10 raste të grabitjeve e...

Ky është hajni i arrestuar për rreth 10 raste të grabitjeve e tentim grabitjeve në Prishtinë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet dhe grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Një person që dyshohet për rreth 10 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve në rajonin e Prishtinës ka përfunduar së fundmi në pranga të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shtatë raste të tilla ekziston dyshimi i bazuar i përfshirjes së tij, ndërsa hetuesit rajonal po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e tij edhe në disa raste të tjera.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u arrestua është Nuri Neshati, 47-vjeçar, i cili fillimisht ka prezantuar dokumente identifikuese të një personi tjetër.

Neshati dyshohet për grabitjet që kanë ndodhur së fundmi në disa biznese në Prishtinë dhe pasi Policia ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tij, i njëjti është prangosur.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit