back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKy është deputeti shqiptar që e la politikën pas rezultatit të zgjedhjeve

Ky është deputeti shqiptar që e la politikën pas rezultatit të zgjedhjeve

- Advertisement -

Një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Me 2479 vota, Edmond Spaho renditet i shtati nga kandidatët e listës së hapur të PD në Korçë, teksa janë numëruar të gjitha qendrat e votimit.

Pas këtij rezultati zhgënjyes, Spaho, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ajo e së dielës ishte gara e fundit elektorale për të.

Ai falenderon demokratët e qarkut Korçë, të cilët e kanë çuar disa herë në Parlament duke nisur nga zgjedhjet e vitit 2005.

POSTIMI I SPAHOS:

Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit!

Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.

Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.

Falënderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.

Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.

I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -