Gazetari bëri të ditur se ka siguruar vizën e punës për në Gjermani, duke hapur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij profesionale.
Me emocione të dukshme, Hasani foli për përvojën e tij në Kosova Info, duke e cilësuar atë si një nga periudhat më të rëndësishme dhe më të paharrueshme të rrugëtimit të tij gazetaresk.
Ai u shpreh se Kosova dhe njerëzit e saj do t’i mungojnë shumë, pasi këtu ka ndërtuar miqësi, kujtime dhe përvoja që, sipas tij, do t’i mbajë gjithmonë me vete.