back to top
March, 14, 2025
spot_img
BallinaMusicKush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës? Ja kush...

Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës? Ja kush e kryeson listën

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të gjashtë, kemi humoristin Xum Allushi, i cili këtë javë rezulton sërish me humbje. Nga 310K, tani ai ka 307K, pra ka humbur sërish 3 mijë ndjekës.

Valbona Mhilli ka fituar brenda javës 1 mijë ndjekës, nga 57K, tani ajo numëron 58K në Instagramin e saj.

Këngëtarja e njohur Rozana Radi, numëronte 394 mijë ndjekës, por tashmë ajo ka fituar 3 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tashmë ka 397K ndjekës.

Gerta Gixhari nga ana tjetër, ka fiuar plot 13 mijë ndjekës brenda javës. Nga 44.8K, tani ajo numëron në Instagramin e saj 56.8K ndjekës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit