Në fund të spektaklit të mbrëmshëm, banorët zhvilluan procesin e nominimeve, ku secili prej tyre propozoi nga dy emra, duke dhënë edhe arsyet përkatëse për zgjedhjet e tyre. Si zakonisht, momenti i nominimeve u shoqërua me debate, sqarime dhe qëndrime të forta mes konkurrentëve.Pas përfundimit të votimit, pesë banorët më të nominuar, të cilët shkojnë automatikisht në televotim, rezultuan të jenë: Juela, Artani, Arditi, Mali dhe Miri. Ndërkohë, Rogerti vazhdon të jetë në televotim të përhershëm, duke e bërë edhe më të fortë garën e kësaj jave.Megjithatë, dinamika ndryshoi falë rolit të liderit të shtëpisë. Stenaldo, i cili mban këtë titull për javën aktuale, kishte të drejtën të bënte një ndërhyrje në listën e të nominuarve. Ai vendosi të përdorë këtë avantazh strategjik, duke nxjerrë Malin nga televotimi dhe duke dërguar në vend të tij Mateon.
Ky vendim pritet të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e lojës, pasi ndryshon balancat mes banorëve dhe mund të krijojë tensione të reja brenda shtëpisë. Tashmë, publiku ka në dorë fatin e të nominuarve, ndërsa mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të lërë përfundimisht garën në spektaklin e radhës.


