back to top
October, 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKusari-Lila ia faturon Lajçakut “propozimin” për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kusari-Lila ia faturon Lajçakut “propozimin” për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Ndonëse deklarata e 3 qershorit të vitit të kaluar mban qëndrimin e njëzet e shtatë shteteve të unionit evropian ku kërkohen veprime shtensionuese nga qeveria kosovare në lidhje me kursin e ndjekur në veri dhe që vazhdimi i atij kursi të hekurt do të rezultonte me masa ndëshkuese, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ia faturon këtë “propozim” ndërmjetësit të BE-së, në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ne shpresojmë që të ketë qasje krejtësisht tjetër (në BE), e kemi pa të gabuar dhe diskriminuese qasjen ndaj Kosovës dhe në veçanti propozimin e ndërmjetësit Lajçak për t’i vënë masa Kosovës”, tha Kusari-Lila për “KosovaPress”.

“Deri tani masat ndaj Kosovës kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta…Kosova është ende nën masa për arsye të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me shkuarjen e kryetarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në komunat veriore, ndërsa Serbia nuk është nën masa dhe s’ka pasuar pasoja nga mbështetja e një sulmi terrorist në Kosovë dhe cenimin e sovranitetit tonë. Është dashur sa më parë që këto të hiqen, natyrisht duke marrë parasysh veprimet dhe gatishmërinë e institucioneve tona për të qenë në përputhje dhe bashkërendim me politikën e jashtme të BE-së”, ka thënë ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit