back to top
June, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeKurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen

- Advertisement -
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro në Klinë.

Saktësisht në tri ndërtesa të banimit social në Klinë, ku jetojnë 71 familje.

Ky projekt financoeht nga Qeveria e Kosovës dhe granti i Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrje të komunave.

“Në tri ndërtesa të banimit social në Klinë, të vjetra gati dy dekada, ku jetojnë 220 banorë, përkatësisht 71 familje, po investojmë 650 mijë euro. Në kuadër të rinovimeve për efiçiencë të energjisë, aty po rregullohet fasada, termoizolimi, po bëhet ndërrimi i dyerve, dritareve dhe çatisë, dhe po vendosen klima efiçiente në secilën njësi banesore. Bashkë me ministren Artane Rizvanolli, ministrin Elbert Krasniqi dhe nikoqirin, kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, vizituam punimet të cilat janë në fazën finale. E kur ato të përfundojnë, ndërtesat do të ofrojnë kushte më të mira jetese dhe do të kursejnë energjinë elektrike për banorët: në njërën për rreth 50%, në të dy tjerat, 63% dhe 65%”.

“Këto investime po zbatohen nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe mbështeten nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të komunave (me 10%)”, ka shkruar Kurti në Facebook.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -