back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKurti të rinjve në Kosovë: Ky vend ia vlen fort të jetosh,...

Kurti të rinjve në Kosovë: Ky vend ia vlen fort të jetosh, e të punosh në të dhe për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në Kosovë.

Kreu qeveritar, gjatë prezantimit të studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), tha se të rinjtë janë prioritet i tij, derisa theksoi edhe ndarjen e bursave për studentë.

Sipas tij, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.

Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin.

Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve. Kurti tha se rritja ekonomike, progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fort të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, tha Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit