Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Citaku ka kritikuar fjalimin e sontëm të Albin Kurtit gjatë festës së Vetëvendosjes në sheshin e Prishtinës, ku Kurti i quajti ‘hajvana’ partitë opozitare.

Çitaku ka thënë se kjo është shfaqje e trupshme që nuk mund të shihet nga asnjë lider politik.
Sipas saj, kjo shfaqje e Kurtit është për keqardhje duke thënë se u karakterizua me ‘Çirrje, sharje e mallkime’.

“Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV sonte. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik. Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, tha ajo.
Gjatë festimeve Albin Kurti, shpërtheu në fyerje ndaj opozitës duke i quajtur “hajvana” dhe duke thënë “ka kaluar koha e hajvanatit”.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, tha ai.
“Hajnat kanë me shku në burg, se ky mandat është mandat….i drejtimti të drejtësisë me Byronë….me prokurori speciale kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetting në sistemin e drejtësisë”, tha ai.