back to top
December, 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV-së për...

Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV-së për kryeministër, i vë në anën Serbisë

Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua nga VV-ja si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja. Kurti ka vazhduar me gjuhën e tij kundër mediave të Kosovës, duke i akuzuar se po ia mbajnë anën Serbisë.

Sulmin e Kurtit ndaj mediave, e ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj

“Kush i sheh portalet apo debatat televizive, patjetër që befasohet. Shpesh edhe emisionet e lajmeve janë të mbushura me keqdashje. Si ka mundësi që gjithë këto të pavërteta për Kosovën, gjithë këto shpifje për njerëzit tanë, gjithë ky vrer kundër Vetëvendosjes të shpërndahet kësisoj publikisht. Kurrë nuk kanë qënë më shumë medie kaq shumë kundër qeverisë, sesa në katërveçarin tonë”, sulmon ndër të tjera Kurti mediat.

“.Ata që për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, bëri thirrje kundër mediave Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit