Share
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me aksidentin e zëvendësminstrit Ali Tafarshiku, ku ai mbrëmjen e së martës goditi me veturën zyrtare, një 15-vjeçar në Gjakovë, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se institucionet përkatëse të shtetit po e hetojnë rastin, po ashtu thotë se ndjehet keq për atë çfarë ka ndodhur.
“Besoj që njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri dhe shumë shpejt do të mund të merren hapat në vijim, por na duhet njëherë që të jemi të përqendruar tek i lënduari dhe tek lejimi i organeve të rendit që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale”, tha Kurti.