Sara Gjordeni, ish-banore e ”Big Brother Albania Vip 3”, është një makinë që prodhon lajme
. Së fundmi ajo është përballur me disa komente dhe mesazhe jo të këndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Sara ka zgjedhur të ndajë me publikun një nga mesazhet e pakëndshme që ka pranuar.
Një ndjekës ka shkruar në një mesazh privat drejtuar Sarës, duke iu referuar shtatzënisë së saj:
“Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin”.
Reagimi i saj ështëi prerë, ku vuri në pah mesazhin e papërshtatshëm në InstaStory,
duke treguar për ndjekësit e saj shqetësimin dhe tmerrin nga kjo lloj sjelljeje.
Sara e cila ka ngelur shtatzënë pas daljes nga shtëpia e ”Big Brother VIP Albania 3”,
ka konfirmuar më parë në rrjetet sociale lidhjen e saj me reperin Bardhi, babai i fëmijës së saj.