Nëse Skocia mund Danimarkën dhe Uellsi fiton ndaj Maqedonisë se Veriut, kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë në gjysmëfinale janë: Polonia, Uellsi, Sllovakia ose Çekia.
Nëse Skocia fiton, por Uellsi nuk fiton me Maqedoninë e Veriut, kundershtarët e mundshëm mbesin: Polonia, Sllovakia, Çekia ose Rep. Irlandës
Nëse Skocia nuk fiton dhe Uellsi fiton, Skocia zëvendësohet me Poloninë që kalon në vazon e parë. Në vazon e dyte mbesin: Skocia, Uellsi, Sllovakia dhe Çekia.
Nëse as Skocia as Uellsi nuk fitojnë, atëherë në vazon e dytë mbesin: Skocia, Sllovakia, Rep. Çeke dhe Rep. e Irlandës.
I gjithë ky variant vlen vetëm nëse Sllovakia nuk fiton ndaj Gjermanisë në udhëtim!
Fitorja e Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e Shqipërisë nga Anglia ka hedhur poshtë të gjitha variantet për një përballje Shqipëri vs. Kosovë.
Si pjesë e vazon së tretë, gjysmëfinalen (1 ndeshje), si Kosova, ashtu edhe Shqipëria e luajnë si mysafirë ndaj kundërshtarëve të vazos së dytë. Vendin mikritës për finale e përcakton shorti i të enjtes!

