Dardan Krasniqi, kunati i deputetes Albulena Haxhiu, i ka reaguar Avni Zogianit, i propozuar për minister në Qeverinë Konjufca, duke e quajtur të papërshtatshëm për postin e Ministrit të Arsimit.
Zogiani është përmendur si një nga kandidatët për të marrë postin e ministrit të Arsimit, por, siç thekson Krasniqi, ai nuk ka aftësitë e duhura për të udhëhequr këtë sektor kaq të rëndësishëm.
“Nuk e meriton të jetë ministër i Arsimit, sepse me të do të kemi vetëm regres. Si mund të krahasosh humorin e stupcave me UÇK-në me armatën e analfabetëve?” tha Krasniqi në komentin e tij.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Zogianit që të kontribuonte për vlera dhe ndershmëri, dhe të largoheshin nga pozitat që, sipas tij, nuk i përgjigjen kapaciteteve të tij.
“Djalë më i mençur do të ishte nëse lirohet dhe kontribuon për të drejtat dhe për të mirat e shoqërisë,” komentoi Krasniqi në një postim të Zogianit.

