back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKryeziu: Inteligjenca amerikane e di e para nëse do të ketë sulm...

Kryeziu: Inteligjenca amerikane e di e para nëse do të ketë sulm në veri të Kosovës

Profesori universitar, Kadri Kryeziu, ka thënë se informacionet e para për ndonjë sulm të mundshëm në veri të vendit, i shkojnë inteligjencës amerikane, e më pas edhe ushtrisë të saj.

Kjo pra, sipas tij, KFOR-i mund të jetë i informuar nëse do të ketë një sulm të mundshëm në veri të Kosovës.

Kryeziu, thotë kështu, pasi ka një numër të madh ushtarësh që po patrullojnë në Urën e Ibrit, e që nga krerët e shtetit, është bërë e ditur, që ajo urë do të hapet shumë shpejt.

“Nga Serbia mund të mendosh çdo gjë, kanë mundur të vendosën disa bomba digjitale atje, në momentin kur kalojnë njerëzit. Po supozojmë, çfarë do të mund të ndodhte. Grupet e Radoiçiqit nuk kanë vdekur të gjithë, janë të organizuar, e dimë në mënyrë të hapur se ata janë duke u përgatitur, vetëm shohim momentin, ja qentë që e shikojnë, këtu është problemi, mund të kenë informacione, se informacionet e para i ka inteligjenca amerikane, jo ushtarake. Ndoshta kanë informacione mbi këtë çështje, nuk ka çështje të tjera”, u shpreh profesori në Info Magazine të Klan Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit