Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i ka vizituar prindërit e Faton Hajrizit, i cili dyshohet se është vrarë në territorin e Serbisë.
Ai ka thënë se ka shkuar t’ua “lehtësojë” dhimbjen për vrasjen e djalit të tyre.
“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, tha ai.