Share
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas therjes me thik të katër qytetarëve nga një 59-vjeçar, arsyet e sulmit të cilat ende janë të paqarta për organet e rendit, raporton GazetaDemos.
Aliu teksa përgëzoi Policinë e Kosovës për profesionalizmin e lartë në shmangien e zgjerimit të mëtejmë të këtij akti kriminal, shprehu urimin e tij për shërim të shpejt të të lënduarve.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, tha Aliu.
Sulmi ndodhi sot rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, ku mbetën të lënduara dy të mitura, njëra në gjendje të rëndë, dhe dy meshkuj të motrave madhore.
59-vjeçari, pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” ra në prangat e Policisë, me çrast nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Mjeti i mprehtë (thikë), i cili dyshohet se u përdor në këtë sulm është gjetur gjatë ekzaminimit të hetuesve dhe krimteknikët rajonal.