back to top
January, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKryesuesi i KPK-së i përgjigjet sulmeve të Kurtit ndaj Prokurorisë: Të gjithë...

Kryesuesi i KPK-së i përgjigjet sulmeve të Kurtit ndaj Prokurorisë: Të gjithë janë të barabartë para ligjit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj ka thënë se këshilli i jep mbështetje të plotë Prokurorisë Speciale, në një reagim ndaj sulmeve të kryeministrit Albin Kurti ndaj kreut të kësaj prokurorie, Blerim Isufajt.

Në një konferencë të fundvitit të mbajtur sot në Prishtinë, Hajdaraj tha se deklaratat politike janë bërë të shpeshta.

“Sa i përket deklaratave të kryeministrit nuk i komentojmë deklaratat politike. Mund të them se kemi reaguar shpesh nga sulmet që janë bërë me deklarata politike, nuk kam çka të shtoj, jeni të njoftuar se sot kryeprokurori Isufaj ka konferencë për shtyp. Ai do të përgjigjet më në detaje, mirëpo edhe mund të shtoj, se KPK i jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale në zbatimin e mandatit të plotë kushtetues, të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Hajdaraj.

Kryeministri Albin Kurti e ka sulmuar rëndë sistemin prokurorial të dielën, në një bisedë në podcastin ”Rrjedha”.

Shefi i qeverisë e ka sulmuar në veçanti Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn.

Kurti ka thënë se ata kanë dorëzuar me qindra raste, por prokurorët po veprojnë si “kërmijtë”. Kurse, kur po ka raste kundër qeverisë, prokurorët po bëhen “lepuj”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit