Home Featured KRU “Prishtina” me një njoftim të rëndësishëm lidhur me furnizimin me ujë

KRU “Prishtina” me një njoftim të rëndësishëm lidhur me furnizimin me ujë

0
KRU “Prishtina” me një njoftim të rëndësishëm lidhur me furnizimin me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për momentin është stabil, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin.

Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht.

KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet e saj janë në terren pa ndërprerje, duke punuar me kapacitet të plotë në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ndihmën për qytetarët e zonave më të prekura nga reshjet.

furnizimi me ujë kanali Ibër-LepencKRU Prishtina

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here