Share
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të LVV-së, ka komentuar kritikat e ashpra të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Sipas Kusari-Lilës, dallimet lidhen në veçanti me katër komunat në veri të Kosovës.
Megjithatë, ajo ka theksuar se ka pasur edhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
“Ne e dijmë se kemi hasur dallime apo qëndrime të ndryshme në raport me disa lëvizje, në veçanti me katër komunat në veri të vendit. Këto kanë pasur të bëjnë me prezencën e kryetarëve në objektet e komunave, debatin e kohës së fundit në raport me urën; ku vendimet janë bazuar tërësisht në parime, në funksionimin e shtetit demokratik dhe shtrirjen e sovranitetit. Ka pasur dallime nga qëndrimet e QUINT-i dhe ambasadorët e shteteve tjera, por që ka pasur bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm” – ka thënë Kusari – Lila.