back to top
February, 18, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKrasniqi reagon pas shortit për zgjedhje: 131, është numri i fitores

Krasniqi reagon pas shortit për zgjedhje: 131, është numri i fitores

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e quajtur numrin 131, numër të fitores, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka theksuar se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe lista e kandidatëve për deputetë janë mobilizuar për fitore me 9 shkurt.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

PDK 131: Numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes!

Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit