back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeKrasniqi e NISMA-s: UÇK, nga kjo rrugë lindi edhe PDK – prandaj,...

Krasniqi e NISMA-s: UÇK, nga kjo rrugë lindi edhe PDK – prandaj, ne jemi vetë UÇK e PDK

- Advertisement -

Ish-deputetja e Nismës, Arbëreshe Krasniqi, ka shpërndarë sot një video të Fatmir Limajt duke dhënë një mesazh të qartë politik, emocional dhe simbolik për rrugën e përbashkët të strukturave që linden nga lufta e UÇK-së dhe zhvillimi politik pasluftës.

Në postimin e saj, Krasniqi ka shkruar:

“UÇK, nga kjo rrugë lindi edhe PDK. Prandaj, ne jemi vetë UÇK e PDK.”

Deklarata e saj vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur figura të luftës, ish-komandantë dhe ish-udhëheqës të strukturave të PDK-së po kërkojnë kthimin e Limajt në PDK.

Mesazhi i Krasniqit shihet si një shenjë e qartë e afrimit politik dhe emocional të ish-figurave të Nismës me kampin e PDK-së, duke theksuar rrënjët e përbashkëta të dy subjekteve në vlerat e luftës dhe kontributit të UÇK-së.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -