back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje

KQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje

Shpërndaje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për periudhën për aplikimin për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas tyre më 22 dhjetor 2024 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Ky afat do të përfundojë më 15 janar 2025.Ndërsa më 11 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare, qeveritare, ndërqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja. Ky afat do të përfundojë më më 25 janar 2025.

Kurse më 21 janar 2025 do të fillojë afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare. Ky afat do të përfundojë më 4 shkurt 2025.

“ Të gjitha informacionet dhe hapat që duhet të ndiqen për të aplikuar, janë të publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit