Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.
Nga ky proces, 11 komuna me shumicë shqiptare kanë përfunduar garën që në raundin e parë, duke siguruar fitues pa nevojën e balotazhit.
Sipas rezultateve zyrtare, fituesit pa balotazh janë:
- Deçan – Bashkim Ramosaj (AAK)
- Gllogovc – Ramiz Lladrovci (i pavarur)
- Istog – Ilir Ferati (LDK)
- Kamenicë – Kadri Rahimaj (LVV)
- Lipjan – Imri Ahmeti (LDK)
- Podujevë – Shpejtim Bulliqi (LVV)
- Skenderaj – Sami Lushtaku (PDK)
- Shtime – Qemajl Aliu (LVV)
- Ferizaj – Agim Aliu (PDK)
- Malishevë – Ekrem Kastrati (Nisma)
- Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi (PDK)
Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 3 komuna pa balotazh, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po ashtu 3 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 2 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 komunë, ndërsa Nisma Socialdemokrate dhe një kandidat i pavarur, Ramiz Lladrovci, kanë fituar nga nga një komunë secili.
Me certifikimin e sotëm, KQZ ka mbyllur zyrtarisht procesin e raundit të parë të zgjedhjeve, ndërsa balotazhi do të mbahet më 9 nëntor në 15 komuna të tjera ku asnjë kandidat nuk arriti shumicën e nevojshme.

