Kanë dalë para gjykatës, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Seanca gjyqësore po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.
Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, akuzohen se kanë vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.

