back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaShow BizzKostana Morava shpreh pakënaqësi ndaj “Wake Up”, Blendi Salaj i kthehet: Nuk...

Kostana Morava shpreh pakënaqësi ndaj “Wake Up”, Blendi Salaj i kthehet: Nuk të marr lejë ty se kë ftoj, këtu drejtoj unë!

Të shtunën u transmetua një intervistë e moderatores Kostana Morava në emisionin “S’e luan topi”, ku përveç së tjerash ajo foli edhe për ngacmimet në ambientet e punës.

Por pas kësaj nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo u shpreh se intervista është tjetërsuar.

Erjona Rusi, drejtuesja e emisionit pretendon se në asnjë moment nuk është telefonuar nga Kostana, që të shprehte pakënaqësinë e saj para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘pro.stitutë mediatike’.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që është vendsour intervistës së saj, njëra prej tyre ishte me ngacmimin sek.sual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë dhe unë kur intervistoj me një të ftuar…e kishte prekur tre vite më parë dhe unë nuk mund të lija pa e pyetur. Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternative para se të kalonte te sulmet. Pse s’me telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe. Unë e kuptoj deri në një fare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam pr.o.st.it.ute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thojë, “po më ka nga.cmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka nga.cmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mundet të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke lu.ftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!”, u shpreh ndër të tjera moderatorja Erjona Rusi.

Sot Kostana Morava ka qenë e ftuar në “Wake Up” në Top Channel një ditë pasi ishte e ftuar Erjona Rusi.

Kostana shprehu pakënaqësi kundrejt drejtuesve të “Wake Up”, duke thënë se duhet të ishte e ftuar njëkohësisht me Erjona Rusin në emision, ndërsa Blendi Salaj iu përgjigj: “Këtu drejtoj unë dhe unë i marr vendimet dhe unë nuk të marr lejë ty se kë ftoj dhe kur e ftoj. Që ta dish!”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit