back to top
January, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKOSST-i deklarohet për reduktimet e mëdha në Gjilan: Është kthyer furnizimi, ndërpjesa...

KOSST-i deklarohet për reduktimet e mëdha në Gjilan: Është kthyer furnizimi, ndërpjesa ishte e domosdoshme

KOSST-i është dekluar për reduktimet e mëdha – për afro 30 orë në disa pjesë të Gjilanit – duke thënë se kanë kthyer furnizimin me energji.

Thanë se ndërprerja “ishte e domosdoshme”.

Njoftimi i KOSST-it:

📌 Rikthehet Furnizimi me Energji Elektrike në Gjilan

Furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik.

Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit