Një shqiptar i Kosovës që jeton në Gjermani ka zbukuruar muret e shtëpisë së tij me portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe simbolin e UÇK-së. Por këto imazhe nuk ju kanë pëlqyer serbëve që jetojnë në të njëjtin qytet me kosovarin dhe janë ankuar në komunë dhe në institucione tjera, shkruan PortaliMagazina.com. Për këtë ngjarje me të cilën po merret edhe prokuroria ka shkruar gazeta lokale pnp.de.
Me titullin “Simbolet e “UÇK-së” në fasadën e një ndërtese – Sigurimi i Shtetit nis hetimet”, kjo gazetë shkruan për “shqetësimin” që fasada e ndërtesës u ka shkaktuar serbëve për cka ka nisur një debat pro dhe kundër në këtë qytet.
Nuk dihet ende si cili është epilogu i ankesës së bërë në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, por ajo që shihet është portreti i Adem Jashti, Indrit Cares dhe simboli i UÇK në ballinën e një ndërtese që është pronë e një shqiptari.