back to top
April, 30, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKonjufca ia kërkoi votën Gani Gecit, reagon Fitore Pacolli: Është krejtësisht legjitime...

Konjufca ia kërkoi votën Gani Gecit, reagon Fitore Pacolli: Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme

Fitore Pacolli nga VV reagoi pas deklaratës së Gani Gecit ku tha se Glauk Konjufca ka kërkuar votën e vajzës së saj deputetës Marigona Gecit.

“ E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota”, tha Pacolli. 

E plotë:

Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota.

Kjo përfaqëson një praktikë të shëndetshme demokratike, por fatkeqësisht nuk vlerësohet si e tillë nga disa “analistë”, të cilët nuk udhëhiqen nga parimet e analizës së paanshme, por nga interesat e atyre që i shpërblejnë me përfitime të mëdha financiare.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit