back to top
February, 17, 2026
spot_img
BallinaLajmeKomuna e Prishtinës me aksion kundër tregtimit ilegal të automjeteve

Komuna e Prishtinës me aksion kundër tregtimit ilegal të automjeteve

- Advertisement -

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zhvillojë sot një aksion kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve.

Ata kanë ftuar qytetarët dhe afaristët që të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me institucionet.

“Ju njoftojmë se më datë 08.02.2026, duke filluar nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.

“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi”.

“Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni”.

Na ndiqni

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -