back to top
January, 12, 2026
spot_img
BallinaLajmeKomuna e Mitrovicës hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga...

Komuna e Mitrovicës hap afatin për aplikim për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

- Advertisement -

Komuna e Mitrovicës ka hapur afatin për aplikim për vlerësim të dëmeve nga vërshimet e fundit.
Komuna ka ftuar qytetarët e dëmtuar të paraqesin dokumentacionin brenda afatit të caktuar.
Sipas njoftimit, nevojiten disa dokumente që dëshmojnë pronësinë dhe fotografi që dëshmojnë dëmet.


Njoftimi:
NJOFTIM- Lidhur me aplikimin për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët se sot me datë 12.01.2026, hapet procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomitë familjare dhe në biznese.
Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që, brenda afatit të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
• Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
• Kopje e letërnjoftimit;
• Numri i anëtarëve të familjes;
• Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
• Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
• Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
• Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar.
Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më datën 26 janar 2026, tek Zyra Pritëse, kati i parë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -