Mbi 20 mijë kilogramë mish pule të infektuar me bakterin salmonella ishte hasur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 21 qershor të vitit të kaluar, në depon e kompanisë kosovar “Meka Halal Food”.
Mishi i importuar nga Rumania për tregun kosovar nga kompania e njohur e mishit, ishte urdhëruar që të kthehej në vendin e origjinës ose që të asgjësohej.