Shperndaje
Gazetari Muhamet Koci ka reaguar publikisht ndaj, siç i ka quajtur ai, standardeve të dyfishta në diskursin politik dhe mediatik në Kosovë. Në një postim të tij, Koci ka krahasuar reagimet publike ndaj shfaqjeve emocionale të liderëve politikë, duke vënë në dukje dallimet në mënyrën se si trajtohen raste të ngjashme.

Sipas Kocit, kryeministri Albin Kurti lejohet të shfaqet i emocionuar me nënat e qytetarëve, ndërsa, siç shprehet ai, Ramush Haradinaj kritikohet edhe kur preket nga dhimbja e nënës së tij, e cila i ka dhënë dy dëshmorë Kosovës.
Gazetari ka qenë i ashpër në gjuhën e tij ndaj atyre që i quan militantë politikë, duke i akuzuar për mungesë ndershmërie dhe për qasje të njëanshme në gjykimin e figurave publike.

