back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKoci: Kufoma e Faton Hajrizit nuk lejohet të shihet në Serbi, pala...

Koci: Kufoma e Faton Hajrizit nuk lejohet të shihet në Serbi, pala serbe thonë se ka dëmtime dhe është e mbyllur hermetikisht

SHARE
Avokati Arianit Koci tha se nënës së Faton Hajrizit nuk do t’i lejohet shikimi i kufomës së tij gjatë kohës sa do të mbahet në Serbi.

Koci në një lidhje direkte për “Frontal”, nga Beogradi tha se arsyetimi është që kufoma nuk është në gjendje të mirë.

“Unë reagova menjëherë dhe u thash nëse veç vjen zonja në Serbi, atëherë ju lutem të ia mundësoni që ta sheh kufomën e djalit të vet. Ata më thanë se nuk munden me u përgjigj menjëherë sepse duhet me i pyt shefat tanë, e shefat tanë shefat e tyre. Pra u krijua një situatë interesante. Pas gati një ore më thirri personi përgjegjës i cili kontaktoi nga policia dhe më thanë që fatkeqësisht nuk munden me leju me e pa nëna trupin e Fatonit për shkak se është i mbyllur hermetikisht.. edhe tha që trupin mund ta hapni kur te kthehet në Kosova. Unë pyeta për arsyen pse nuk mundet me u hap trupi. Ai tha se sa ka informacion, kufoma nuk është në gjendje të mirë”, tha ai.

Koci tregoi se ka kërkuar që edhe ai ta shoh kufomës por as atij nuk i është lejuar.

“Nëse është i mbyllur trupi në mënyrë hermetike nuk mund ta sheh askush në këtë fazë.”, tha ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit