back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaHoroskopiKjo është shenja më me fat e javës sipas Meri Shehut

Kjo është shenja më me fat e javës sipas Meri Shehut

Parashikimi Astrologjik Javor për datën 3 deri në datën 8 Korrik 2024

Dashi – 2 yje
Mërkuri në Luan kundërshtohet me Plutonin dhe Luani për Dashët është shenja e dashurisë e krijimtarisë, kështu që futen në fillim dyshimet, akuzat, presionet dhe Dashi nuk do të donte ta përjetonte një humbje të refleksit erotik këtë javë. Kështu që kemi një pengesë frontale për Dashët në komunikim, plane dhe projekte dhe vetëm Hëna e Re në datën 6 bën një mrekulli në çështjet familjare.

Demi – 3 yje
Hëna e Re në Gaforre i fut në kontakte më të mira me të afërmit, udhëtime, nostalgjia, takohen me njerëz që i emocionojnë dhe iu japin afrimitet. Por edhe Demët janë një nga shenjat që do të kundërshtohen bindshëm nga Mërkuri në Luan dhe një problem familjar ose një përballje në çështjet familjare, qoftë në çift, qoftë në çështjet familjare e vë shumë në pikëpyetje ecurinë e tyre në fillim të javës.

Binjakët – 4 yje
Binjakët janë një nga shenjat më të favorizuara sidomos në ekonomi dhe Hëna e Re u jep një start të ri, në fund të javës, në datën 6 Korrik dhe pastaj e marrin mbarë muajin. Mërkuri i tyre në Luan që kundërshtohet nga Plutoni do ketë një problem, i cili ka të bëjë me udhëtimet, komunikimin, projektet dhe planet. Që në fillim të javës Binjakët do të kenë një pengesë reale sidomos me eprorët dhe me njerëzit e fuqishëm.

Gaforret – 5 yje
Fillimi i javës për Gaforret nuk është aq premtues qoftë në ekonomi, projekte apo plane pasi do të jenë disi pesimistë, po do të përgatiten për Hënën e Re në shenjën e tyre dhe do të fillojë një cikël i ri, duke i mbyllur derën një periudhe të vështirë, të zymtë dhe me komplikacione të çuditshme dhe bëhen gati për diçka shumë më të re që premton më shumë ekonomi dhe hapje të reja. Kujdes! Fillimi javës në ekonomi dhe gabime të fuqishme në jetën personale.

Luanët – 3 yje
Hëna e Re në Gaforre është favorizuese për shenjën e Luanit, për një shenjë pune ose çlirohen nga një problem shëndetësor. Megjithatë Mërkuri që është futur në shenjën e tyre premton shumë duke i bërë më komunikative, por gjithsesi do të hasin që në ditët e para një pengesë. Pengesat në çift ose në bashkëpunime të ndryshme do të duken që në fillim të javës.

Virgjëresha – 3 yje
Aleate për shenjën e Virgjëreshës do të jetë Hëna e Re, kështu që fundi javës premton shumë. Argëtime, projekte dhe bashkëpunime të rëndësishme e presin këtë shenjë, vetëm se ekziston një lloj prapaskenë në çështje punë për sa i përket fillimit të javës.

Peshorja – 4 yje
Peshoret janë një shenjë e favorizuar në karrierë për këtë fillim Korriku. Hapet një rrugë e re në fundjavë, jo vetëm në çështjet e karrierës, por edhe të jetës personale. Kështu që shumë pengesa do të çlirohen nga pengesa ose nga propaganda të vështirë dhe fillojnë një cikël të ri. Mërkuri është aleat në Luan, por kundërshtimi që ka me Plutonin në Ujor sjell disa pengesa ekonomike për shenjën e Peshores.

Akrepi – 3 yje
Mërkuri në Luan për Akrepat do të sjellë problematika në lidhje me karrierën dhe me punën. Por sapo të kalojnë këtë pengesë do të kenë një periudhë më të qetë dhe më të relaksuar.

Shigjetari – 2 yje
Mërkuri në Luan premton për anën erotike në shenjën e Shigjetarit, por fillimisht do të hasen me një debat, prapaskenë ose tradhti. Kështu që fillimi i javës nuk është ai premtuesi, më vonë Hëna e Re në Gaforre i premton shumë nga ana ekonomike.

Bricjapi – 2 yje
Hëna e Re përballë shenjës së tyre i fton në një bashkëpunim të ri, por Bricjapët janë paksa të lodhur, do ta ndjejnë lodhjen fillimisht me Mërkurin në Luan. Megjithatë del një bashkëpunim i ri në fundjavë që kjo shenjë nuk duhet ta refuzojë.

Ujori – 3 yje
Ujorët do ta kenë Mërkurin përballë shenjës së tyre dhe do të kenë alternativa komunikimi, por nuk do të jenë të kënaqur me mundësitë të cilat do iu ofrohen. Kështu që fillimi i javës nuk do u japë atë kënaqësinë për një jetë më intensive. Më vonë me fillimin e Hënës se Re në fundjavë do të marrin një propozim tjetër pune dhe do të dalin nga rutina e përditshmërisë.

Peshqit – 4 yje
Si shenjë e ujit, Peshqit janë shumë të favorizuar. Kjo shenjë do të marrë një energji shumë pozitive nga Hëna e Re në Gaforre duke e shijuar këtë verë mjaft mirë. Hëna e Re në Gaforre iu jep një potencial të mirë, që të jenë në vendin e duhur me njerëzit e duhur. Ujorët duhet të përgatitet për njohje të reja ose për një bashkëjetesë shumë të mirë. Gjithsesi pasiguritë ekonomike dhe në punë do e sfidojnë këtë shenjë gjatë fundjavës.Parashikimi Astrologjik Javor per dt 3 deri ne dt 8 Korrik 2024

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit