Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Prishtinë.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.
Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.
Gjithashtu, mësohet se shoferja është arrestuar dhe është lënduar rëndë.