Një person ka humbur jetën si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës të premten. Rasti ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në kryeqytet.

Siç bëhet e ditur nga Policia, fillimisht është raportuar për dy të lënduar. E në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e një burri 34-vjeçar, ndërsa një grua 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor.
Mësohet se i vrari (dyshohet për vetëvrasje) sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.