back to top
February, 5, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKjo është e reja që vdiq në Drenas pas vetaksidentimit me motoçikletë

Kjo është e reja që vdiq në Drenas pas vetaksidentimit me motoçikletë

Në fshatin Dobroshec të Drenasit në mëngjesin e së hënës kishte ndodhur një veteaksident me motoçikletë, ku dy vajza kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton portali rajoni.org

Rajoni ka mësuar se pasagjerja Lediona Hajdari ka ndërruar jetë, duke mos arritur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.

“Me keqardhje pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Lediona Hetem Hajdarit, e që na detyron të drejtohemi me letra dhe komente ngushëllimi.

Kujtimi i saj do të jetë një dritare e ndriçuar që do të na udhëheqë në jetën tonë të përditshme. Le të ruajmë kujtimin e saj me dashuri dhe admirim, dhe le të përpiqemi të ndajmë dritën dhe dashurinë që ajo përjetoi me ne, me të tjerët rreth nesh.

Në këto momente të trishtimit, është e rëndësishme të kujtojmë se Lediona do mbetet thellë në zemrat tona si kolege, që punën e saj si infermiere e bënte me pasionin dhe dinjitetin më të fortë njerëzorë“, thuhet në një postim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit