back to top
August, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiKjo është drejtoresha e çerdhes ‘’Botanika’’ që u arrestua mbi dyshimet për...

Kjo është drejtoresha e çerdhes ‘’Botanika’’ që u arrestua mbi dyshimet për keqpërdorim të 100 mijë eurove

- Advertisement -

Dy persona janë intervistuar nga policia ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje pas hetimeve në lidhje me dyshime për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.

Sipas policisë, gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

“Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale”.

E arrestuara sipas Klankosovë është Kadrije Asllani.

E njëjta dyshohet se kreu veprën penale, në cilësinë e drejtoreshës së çerdhes ‘’Botanika’’.

“Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -