back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaShow Bizz“Kisha humbur edhe shpresat për jetë”, Mevlan Shaba tregon momentin më të...

“Kisha humbur edhe shpresat për jetë”, Mevlan Shaba tregon momentin më të vështirë në jetë

Mevlan Shaba ka treguar për një histori që i kishte ndodhur menjëherë pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.


Ai thotë se pas gjashtë muajsh e ka kapur një periudhë ankthi e depresioni që ka qenë shumë e vështirë për të.

Konkurrenti thekson se ka pasur simptoma të ndryshme saqë i humbi shpresat për jetë.

“Pas ndarjes e kam përjetuar keq dhe pas një kohe, gjashtë shtatë muaj më ka kapur kjo periudha e ankthit depresionit, që ka qenë një periudhë shumë shumë shumë e vështirë, që unë me thënë të drejtën se kisha përjetuar kurrë. Kam pasur simptoma të ndryshme, kisha humbur edhe shpresat e jetës që nuk do të bëhesha kurrë njeri, isha një lloj që nuk e kisha imagjinuar kurrë nga sot nesër. S’kisha fuqi as me ec, të dukej çdo gjë kot. Nuk doja të shihja asnjë njeri.

Se isha i lidhur atë kohë me dikë tjetër, por që nuk isha i dashuruar sepse isha akoma i dashuruar me dikë tjetër dhe ai person më ka ndenjur aq shumë afër atë periudhë, kudo që të jetë ishalla Zoti i dhëntë të gjitha të mirat se s’është më me mua sigurisht. Nuk harroj atë personin që më ka ndenjur afër”, tregoi Shaba.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit