Sonte vëllai madh është treguar bujar me njërin nga banoret e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’.
Kevini është suprizuar nga nëna e tij e cila kishte mesazhe të qarta edhe për lojën e tij, shkruan “Kosovarja”.
“Unë si nanë jam ndjerë shumë keq, sepse Kevinin është shumë njeri i mirë edhe nuk i kupton këto mentalitete që i kemi në Kosovë fatkeqësisht, kom ardh nga Suedia e kom lanë punën veç për me përkrah Kevini, ajo thirrje nuk me pëlqeu aspak, sepse edhe vet e kom përjetu vite me parë” tha ajo.
Ndërsa nuk ka munguar as komenti për Anën e cila theksoj se “Ana është shumë vajzë e bukur, tek do sene nuk me ka pelqy por është vajzë e re”.