Mbrëmjen e djeshme, moderatori Ledion Liço iu komentoi banorëve të Big Brother VIP 4 se kush ishin dy më të preferuarit deri më tani.
Ledioni tha se në këtë televotim ishin të përjashtuar tre banorët që hynë të martën, Gjesti, Igli dhe Gerti.
Moderatori lexoi zarfin, i cili thoshte se dy banorët më të preferuar për publikun deri në këtë moment të garës ishin Amber dhe Rozana.